• Ne jemi gjithnjë të interesuar të zgjerojmë ekipin tonë me individë ambiciozë dhe në kërkim të suksesit.

     

  • Një Vend Pune Si Asnjë Tjetër

    InfoSoft Group është padyshim vendi i punës që çdokush do ta ëndërronte. Zbuloni përse.

    Mundësi Për Të Ardhmen Tuaj

    Të investosh talentin dhe aftësitë e tua në një ambient profesional pune si ajo që ofrojnë kompanitë e InfoSoft Group, do të thotë të sigurosh jo vetëm të sotmen, por edhe të nesërmen. Më shumë

    Kodi i Sjelljes

    Kodi i Sjelljes konsiderohet si "bibla" nëpërmjet të cilës çdo punonjësi të InfoSoft Group i kërkohet të drejtojë aktivitetin në interes të objektivave të kompanisë përkatëse. Për të shkarkuar, ju lutem klikoni këtu.

  • Njoftime Punësimi

    "Sekreti i rritjes dhe progresit të vazhdueshëm të InfoSoft Group, gjendet tek profesionistët e talentuar dhe të përkushtuar."

    A e konsideroni edhe ju suksesin si opsionin tuaj të vetëm? A jeni të aftë të punoni në ekip? A dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie lider në treg?  Nëse po, atëherë APLIKONI TANI!

    Për tu njohur me pozicionet vakante të momentit, klikoni këtu.

    Politikat e Burimeve Njerëzore

    Ja cilat janë në mënyrë të përmbledhur shtyllat kryesore mbi të cilat është ngritur dhe funksionon aktiviteti i Departamentit të Burimeve Njerëzore. Më shumë

 

 

 

Kapitali Njerëzor - Aseti më i Çmuar

Rekrutimi dhe menaxhimi me efikasitet i Burimeve Njerëzore, janë elementet kyçe në suksesin e çdo biznesi. Progresi dhe rritja e vazhdueshme e nëntë kompanive përbërëse të InfoSoft Group, bazohen pikërisht tek talenti dhe puna e një stafi të përzgjedhur me profesionalizëm të lartë. Ja përse, në këndvështrimin tonë, kapitali njerëzor ka qenë dhe do të mbetet aseti më i çmuar. Për ne është shumë e rëndësishme që çdo person të orientohet mirë drejt pozicionit të punës për të cilin ai është më i përshtatshëm.

Jo më kot, slogani ynë është: “Zgjidh një punë që të pëlqen dhe nuk do të kesh nevojë të punosh as edhe një ditë në jetën tënde”.

Kjo do të thotë që çdo punonjës i pozicionuar në çdo kompani të InfoSoft Group, duhet të jetë i kënaqur dhe i apasionuar pas punës që kryen. Vetëm në këtë mënyrë, suksesi ynë i përbashkët është i garantuar.